Qeveria zbulon se sa do të jetë buxheti për Ushtrinë e Kosovës

Qeveria zbulon se sa do të jetë buxheti për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.

Murati ka thënë se ky buxhet është 20% më shumë se sa që ka qenë për vitin 2022.

“Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka thënë Murati.

Kurse, Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm i Kosovës për vitin 2023 parashihet të jetë 3.2 miliard euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove”, ka thënë Kryeministri Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button