Qindra viktima nga përmbytjet në Kongo

Qindra viktima nga përmbytjet në Kongo

Të paktën 200 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë përshirë disa rajone në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas autoriteteve lokale, situata më e rënduar është në provincën e Kivu, që ndodhet shumë pranë kufirit me Ruandën, aty ku dëmet janë edhe më të mëdha.

Qeveria ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes së autoriteteve lokale dhe ka ndihmuar me ushqime dhe veshmbathje banorët, si dhe evakuoi qindra prej tyre që ndodheshin në rrezik.

Disa rrugë kryesore janë bllokuar nga vërshimi i ujit, duke e bërë të pamundur dhe ndërhyrjen e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button