Qytetarët: Drejtësia, me standarde të dyfishta

Qytetarët: Drejtësia, me standarde të dyfishta

Gazetare: Evi Shkopi

Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Ata thonë se drejtësia në vend është kapur nga korrupsioni dhe se funksionon me standarde të dyfishta. Qytetarët druajnë se korrupsioni është aq thellë i rrënjosur në çdo institucion sa që dyshojnë se i njëjti ndonjëherë do të mund të çrrënjoset.

“S’ka besim. Çfarë besimi. Plotë ka raste, sat ë duash. Rasti i fundit me Mijallkovin”, u shpreh një qytetar.

“Duhet të punohet në bazë të ligjit. Të gjithë gjykatësit duhet të  punojnë sipas rregullave. Unë mendoj se praktika tregon se punohet ndryshe. Ne atë e shohim dhe e dëgjojmë. Çdokush duhet të mbajë përgjegjësi për veprat që ka bërë, nëse kanë vepruar duke shkelur ligjin”, tha një qytetar.

“Mbizotëron korrupsioni dhe nepotizmi. Kur të ndalojë ndikimi partiak atëherë… Jo vetëm gjyqësori, asgjë nuk funksionon, sepse partitë luajnë rolin kryesorë, dihet ajo”, deklaroi një qytetar.

“Nuk po shkojmë askund, ja të ju tregoj unë. Korrupsioni është aq i shpërndarë, aq shumë ka hyrë në sistem, sa as nuk e di se si do të dalim nga kjo situatë. Besimi është zero”, u shpreh një qytetar.

Sondazhet e fundit në mars të vitit të këtij viti vënë në dukje se vetëm 8 % e qytetarëve besojnë në sistemin e drejtësisë. Në atë kohë ish ambasadorja amerikane, Kate Mery Brns, që tha se e vetmja mënyrë që besimi të rikthehet është nëse qytetarët shohin se sistemi funksionon./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button