Qytetarët fshehën para: Si i kushtoi Portugalisë miliona euro ‘varrosja’ e parave në dekadën e fundit
Qytetarët fshehën para: Si i kushtoi Portugalisë miliona euro 'varrosja' e parave në dekadën e fundit

Në vitin 2024, autoritetet portugeze rikuperuan një rekord prej 1.7 milionë eurosh në kartëmonedha të dëmtuara, kryesisht si pasojë e fshehjes së tyre nga qytetarët. Shumica e rasteve lidhen me varrosjen e parave, praktikë që ka çuar në dëmtimin e mbi 317,000 kartëmonedhave gjatë dekadës së fundit.
Sipas Bankës së Portugalisë, qytetarët i fshehin paratë në toka, mikrovalë, oxhaqe apo edhe në gropa septike, duke u përpjekur t’i mbrojnë nga vjedhjet apo fatkeqësitë natyrore. Ekspertët e bankës thonë se lagështia dhe insektet shpesh shkatërrojnë kartëmonedhat, duke bërë të nevojshme zëvendësimin e tyre.
Pandemia COVID-19 rriti ndjeshëm këtë fenomen, pasi shumë qytetarë preferuan të mbajnë para në dorë, ndërsa në vitin 2018, numri i kartëmonedhave të rikuperuara u rrit për shkak të zjarreve shkatërruese të vitit 2017. Banka e Portugalisë përdor kritere strikte për të vlerësuar nëse një kartëmonedhë mund të zëvendësohet, duke përfshirë analizën e fragmenteve dhe elementëve të sigurisë.
Autoritetet paralajmërojnë se disa individë përpiqen të mashtrojnë duke dorëzuar kartëmonedha të falsifikuara ose fragmente të paidentifikueshme, por kontrollet e rrepta bëjnë që shumica e tentativave të dështojnë.