Qytetarët i gëzohen fundjavës me diell, temperaturat e larta mbushën parqet

Qytetarët i gëzohen fundjavës me diell, temperaturat e larta mbushën parqet

Gazetare: Evi Shkopi

Qytetarët presin me padurim fundjavat me diell për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe energjia negative që kanë mbledhur nga e hëna deri të premten kur temat më të diskutuara janë krizat ekonomike, sociale dhe të ngjashme. Sot parku i kryeqytetit ishte përplot me njerëz që kishin pritur me padurim temperaturat me verore. Megjithatë duke filluar që nesër pasdite në vend rikthehet mot i paqëndrueshëm.

“Pas një periudhë me temperature të paqëndrueshme, duket se qytetarët kanë pritur me padurim që të largohen retë dhe të dalë dielli dhe më në fund në këtë fundjavë kanë dal të shijojnë gjelbërimin. Fëmijë që vrapojnë gjithandej, kanë blerë akullore dhe që lozin të lumtur qoftë me prindërit, moshatarët e tyre apo kafshët shtëpiake”, raporton Evi Shkopi, gazetare.

Qytetarët thonë se koha e kaluar në park apo vende të tjera me gjelbërim i ndihmon që të nisin javën me energji më të mirë.

“Të them të drejtën unë kisha situatë goxha stresuese dhe kjo që ndodh sot në park është shumë mirë. Të gjithë duken më të relaksuar dhe me më pak stres.”

“Si jo, nga e hëna deri të premten jemi duke vrapuar gjatë gjithë kohës, në shkollë, në punë dhe pas aktiviteteve shkollorë dhe gjithçka tjetër e presim me padurim fundjavën që të çlodhemi pak. Çdo fundjavë shohim të shkojmë në Vodno ose në park, pra në vende ku ka më shumë gjelbërim, ku fëmijët und të vrapojnë, të argëtohen, por edhe ne të rriturit të marrim pak frymë.”

“Është diçka e shkëlqyer.
– Me kënd keni dalë sot?
-Me mbesën.”

Megjithatë duket se ditët me diell nuk do të na shoqërojnë edhe gjatë javës së ardhshme. Hidrometeorologët paralajmërojnë se do të ketë mot të paqëndrueshëm që nga dita e hënë pasdite.

“Nesër do të vazhdojnë temperaturat relativisht të ngrohta me temperaturat nga 20 deri në 25 grade celsius. Në orët e pasdites do të mbizotërojë mot me lagështi, mot i paqëndrueshëm në më shumë vende me bubullima dhe erë më të fuqishme. Edhe ne luginën e Shkupit nesër në orët e pasdites do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe ere më të fuqishme. do të kemi mot më të freskët me temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit”, deklaroi Juliana Fedanoska- Neshkoska.

Nga dita e martë temperaturat do të jenë më të ulëta nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ende më freskët do të jetë gjatë të mërkurës. Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë deri në fund të javës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button