Qytetari me aftësi të kufizuara padit Komunën e Prishtinës

Qytetari i Prishtinës, Faruk Kukaj sot ka marrë pjesë në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me rastin e padisë që e kishte ngritur para dy vitesh ndaj komunës së Prishtinës për diskriminim në qasjen infrastrukturore. Faruk Kukaj pas seancës ka deklaruar se ai dhe personat të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë problem lëvizjen në kryeqytet dhe në institucione, qoftë publike apo private.

“E kam vështirë të qarkulloj dhe të marr shërbime në institucione. Pastaj na jemi diskriminuar se s’po mund te marrim pjesë si të tjerët. Sot ishte seanca përgatitore dhe u dëgjua pala mbrojtëse. Unë jam optimist dhe do te luftoj për të drejtat e mia”, tha ai.

Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi ka thënë se personat me aftësi të kufizuara në vazhdimësi janë të diskriminuar në lëvizje.

“Në bazë të ligjit personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar në lëvizje dhe komuna nuk ka bërë mjaft për ta sepse ka thënë që në rrugë do të bëjë lëvizjen e qasshme”, tha ai.

Ndërsa, Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se ky është rasti i parë kur një qytetar bënë një padi të kësaj natyre. Ai tha sa sot nga gjykata i është dhënë afat paditësit për përpilim të padisë dhe sjelljes së fakteve.

“Ne sot në këtë seancë jemi në cilësi të monitoruesit dhe nuk do të thotë që me kaq do të përfundojmë. Por, do të marrim edhe veprime tjera. Ne kemi disa raste mirëpo kemi reaguar në kuptimin e mandatit ligjor që kemi që është kompetencë shtesë. Nuk është caktuar seancë e ardhshme por afat ligjor prej tre ditësh. Kjo është padia e parë që ka të bëjë me diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara”, tha Elshani.

 

LEXO EDHE:

Back to top button