Qyteti i parë pyjor në botë po ndërtohet në Kinë dhe do të duket magjik

“Qyteti i parë pyjor në botë” është duke u ndërtuar prej vitesh në qytetin kinez Liuzhou. Arkitekti milanez Stefano Boeri është duke punuar në projekt me ekipin e tij, i cili zhvillon projekte të gjelbra në mbarë botën. Liuzhou është një nga qytetet më të ndotura në botë (nuk jemi të sigurt nëse më shumë se Shkupi dhe Tetova) dhe për këtë arsye është zgjedhur për këtë projekt.

Qyteti do të jetë plotësisht i qëndrueshëm dhe do të përdorë burime të rinovueshme të energjisë dhe do të shtrihet në një pyll të dendur prej 432 hektarësh. Ai do të përmbajë gjithçka që përmban një qytet modern urban – zona tregtare, zona banimi, zona rekreative, spitale dhe dy shkolla dhe do të lidhet me një linjë hekurudhore të shpejtësisë së lartë.

Plani është që pasi të përfundojë ndërtimi, ai do të strehojë rreth 30,000 njerëz dhe do të ketë 40,000 lloje pemësh dhe një milion barishte që së bashku mund të thithin deri në 10,000 ton dioksid karboni.

Duke qenë se projekti është ende në ndërtim e sipër, në faqen zyrtare të arkitektit gjenden vetëm paraqitjet e pamjes, por sipas projekteve të tjera që ky ekip ka bërë, mund të hamendësojmë se sa magjik do të duket qyteti i parë pyjor në botë.

Përveç kësaj, ju mund të shihni se si duken projektet e gjelbërta të këtij arkitekti në mbarë botën:

LEXO EDHE:

Back to top button