Qyteti i Shkupit i bën thirrje MPB-së që të largoj bllokadat e transportuesve privat

Qyteti i Shkupit i bën thirrje MPB-së që të largoj bllokadat e transportuesve privat

Sekretari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov në konferencën e sotme i bëri thirrje Ministrisë për Punë të Brendshme që të ndërmerr masat e duhura për t’iu mundësuar qytetareve lëvizjen e lirshme. Sipas tij nuk ka ngecje në punën e NQP-së, por ngecje dhe tollovi shkaktojnë bllokadat e transportuesve privat.

“Nga ana e Qytetit të Shkupit janë ofruar disa zgjidhje, por janë hedhur poshtë nga pala tjetër. Dua të theksoj se nuk ka ngecje për shkak të NQP-së por për shkak të bllokadave të cilat kanë prapavijë politike. Andaj i bëjmë thirrje MPB-së që të ndërmerr masa sepse për interes personal të dikujt po pësojnë qytetarët:, tha Zoraan Gligorov, sekretar i Qytetit të Shkupit.

Gligorov në fund iu shmang pyetjeve të gazetarëve, duke iu sugjeruar atyre që për çdo pyetje eventuale të drejtohen përmes adresës elektronike të Qytetit të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button