Rafael Nadal, pas liderit aktual Karlos Alkaraz

Dyshja e tenistëve spanjoll, Karlos Alkaraz dhe Rafael Nadal, janë në krye të renditjes së fundit të ATP-së. Fituesi i “US Open” , Alkaraz, filloi një javë tjetër në krye të tenisit botëror dhe është përpara kolegut të tij të lartë nga Majorka, i cili kaloi Kasper Rud, pa luajtur fare.

Një rrisi ndër dhjetëshen e parë është polaku Hubert Hurkaç, që ndalet në vendin e 10-të, pas Rublevit, Norrit, Gjokoviçit, Cicipas dhe Zverevit.

Në konkurencën e femrave, Iga Shiatek ruan epërsinë ndaj Ons Zhaber në listën e VTA. Anet Kontaveit dhe Arina Sabalenka lëvizin për një vend në Top 10.

LEXO EDHE:

Back to top button