Ragnik zbulon futbollistët e kërkuar, por që nuk kanë zbarkuar në “Old Traford”

Ish-trajneri i Man. Junajtedit, Ralf Rangnik ka thënë se ai u përpoq të blinte emra të mëdhenj në afatin e janarit, por nuk pati sukses të përforcoj skuadrën angleze.

Ragnik pati një kohë të pafat sezonin e kaluar pasi zëvendësoi Ole Gunar Solskjaer, në krye të klubit nga “Old Traford”.

Aktualisht trajneri i Austrisë ka pohuar se ai dëshironte të nënshkruante me disa yje të mëdhenj në fund të vitit. Duke folur për gazetën gjermane BILD, 64-vjeçari zbuloi emrat e lojtarëve që kërkoi sa ishte trajneri i “Djajve të Kuq.”

“Ishte e qartë për të gjithë se kishte nevojë në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse ne tashmë po diskutonim për lojtarë si Joshko Gvardiol dhe Kristofer Nkunku nga RB Leipzig. Ishin emra realist, ” ka thënë Ragnikk për “Bild”.

LEXO EDHE:

Back to top button