Raketat izraelite godasin ndërtesat e Damaskut, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

Raketat izraelite godasin ndërtesat e Damaskut, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën pesë persona janë vrarë, 15 janë plagosur dhe disa banesa janë dëmtuar në sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian Damask, raportojnë mediat shtetërore siriane. Sulmi ndodhi pak pas mesnate me orën lokale në lagjen Kafr Susa, ku një ndërtesë u shkatërrua pothuajse plotësisht.

Duke cituar një burim ushtarak, agjencia e lajmeve SANA raportoi se pesë persona ishin vrarë, mes tyre një ushtar ndërsa disa banesa ishin shkatërruar. “Sulmi shkaktoi dëme në disa shtëpi civilësh dhe dëme materiale në një numër lagjesh në Damask dhe në afërsi të tij”, tha ushtria në një deklaratë.

“Sulmi i së dielës është sulmi më vdekjeprurës izraelit në kryeqytetin sirian”, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet ajrore që vijnë më shumë se një muaj pasi një sulm raketor izraelit goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Sulmi vjen në një kohë kur qeveria siriane po merret me ndikimin shkatërrues të tërmeteve të 6 shkurtit që vranë të paktën 5,800 njerëz Izraeli ka nisur vazhdimisht sulme ndaj instalimeve ushtarake në Siri gjatë luftës civile 11-vjeçare, duke pretenduar se ka në shënjestër luftëtarët pro-iranianë./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button