Raketat ruse në Poloni, reagon shefi i NATO-s: Të vërtetohen faktet

Raketat ruse në Poloni, reagon shefi i NATO-s: Të vërtetohen faktet

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për raketat ruse që vranë dy persona në Poloni këtë mbrëmje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenberg shkruan se ka komunikuar me presidentin polak, Andrzej Duda për shpërthimin dhe se i ka shprehur ngushëllime.

“Shpreha ngushëllimet e mia për humbjet . NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen,” shkruan Stoltemberg në Twitter.

 

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat ruse kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button