​Rakiq: Prishtina na ka kriminalizuar tërë veriun

​Rakiq: Prishtina na ka kriminalizuar tërë veriun

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në protestën e serbëve në veri të Mitrovicës, ka thënë se janë mbledhur si kurrë më parë të bashkuar t’i dërgojnë mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare se mjaft më me ngacmime e maltretime ndaj serbëve të Kosovës.

“Dëshiroj t’iu them se ne dje kemi dhënë dorëheqje, por dua që sot ne juve t’iu kthejmë këto mandate sepse ju na keni zgjedhur e jo Prishtina. Jemi mbledhur sot si kurrë më parë të bashkuar t’i dërgojmë mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe t’iu themi se mjaft më me ngacmime e maltretime ndaj serbëve të Kosovës. Jemi dëshmitarë gjatë vitit të fundit vitin e fundit të privimit nga e drejta e votimit, referendumit, lëvizjes dhe shprehjes së lirë, të ngritjes së akuzave ndaj përfaqësuesve tonë politik, dhe se na kanë kriminalizuar tërë veriun”, ka thënë ai.

Protesta ka përfunduar e qetë.

LEXO EDHE:

Back to top button