Rashford vendos një rekord të ri te “Djajtë e Kuq”

Markus Rashford ka barazuar një rekord 56-vjeçar të Mançester Junajtedit, të vendosur nga Sir Bobi Çarltoni. Ai e bëri këtë, teksa shënoi gol në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Granada. Ky gol i 23-vjeçarit në garën kontinentale e ka parë atë të imitojë ish-mesfushorin e “Djajve të Kuq”, Bobi Çarlton, i cili vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë për klubin në fjalë.

 

 

Rashford tani ka 8 gola në emër të tij në Europë këtë sezon, pasi ka luajtur një total prej 11 ndeshjesh në Liga Europa dhe Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i ri i talentuar është lojtari i parë anglez që e barazon këtë rekord, i cili mbahet nga Çarltoni prej sezonit 1964-1965.

Rashford kishte shënuar 6 gola në Ligën e Kampionëve dhe vetëm një në Ligën e Europës, para udhëtimit të Man. Junajtedit në Granada, por e dyfishoi llogarinë e tij në garën e nivelit të dytë kontinental pasi mori një asist nga Viktor Lindelof.

LEXO EDHE:

Back to top button