Rashidi: ASH-ja nuk do të përfshihej në qeveri

Rashidi: ASH-ja nuk do të përfshihej në qeveri

I pyetur për një deklaratë të Arben Taravarit, i cili thotë se nëse ASH-ja do të merrte një ofertë për përfshirje në qeveri, ata do ta shqyrtonin, Syrija Rashidi sonte në emisionin Rruga Drejtë në Alsat, tha se këto janë shpekulime.

“Aleanca për Shqiptarët është subjekt serioz politik e cila nuk sjellë vendime në bazë të thashethemeve hipotetike, por vendimet politike i ka në bazë të asaj çka është reale dhe objektive”, tha Syrija Rashidi nga ASH-ja.

Rashidi përgënjeshtroi zërat se ASH-ja do të përfshihet në qeveri.

“Unë jam anëtar i kryesisë së partisë dhe në asnjë mbledhje nuk është parashtruar kjo temë”, theksoi  Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button