Rashkovski paralajmëron proces gjyqësor Holivudian

Gazetar: Igor Stefanovski

Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski sot u ul në bankën e të akuzuarve. Rashkovski akuzohet për shpëlarje parash dhe shpërdorim detyre, shkruan Alsat.

Por, seanca u shty për një muaj në mungesë të një të pandehuri dhe për shkak se një pjesë e lëndës është në Gjykatën e Apelit në procedurë ankimimi. Rashkovski pretendon se prokuroria ka fabrikuar mesazhe. Sipas tij, ato janë shkruar në një dokument “Word” në kompjuter, nga prokuroria dhe jo nga telefoni i tij. Dëshmi thotë Rashkovski është se në një sekondë janë shkruar 43 mesazhe. Rashkovski tentoi t’i shpjegojë edhe pagesat e bëra në llogarinë e tij – sipas tij, nuk bëhet fjalë për para të fituara me vepra penale, por për para të cilat i ka marrë për shkak të udhëtimeve të punës që i janë paguar me para në dorë, pastaj ai i ka futur në kartelën kreditore.

“Të gjithë e dimë që në vitin 2015 nuk kam qenë as zyrtar. Nuk mundet fonde nga viti 2015 të vijnë nga vepra penale e vitit 2019. Nuk duhet të jesh as jurist. Thjesht edhe Holivudi po t’i bënte regji nuk mundet ta bëjë kështu”, deklaroi Dragi Rashkovski, i akuzuar.

Prokurorja Ivana Trajçeva e mohon Rashkovskin.

“Në këtë lëndë asgjë nuk ndryshon nga veprimi në lëndë të tjera, për të cilat raste tashmë ka vendime gjyqësore të formës së prerë, duke përfshirë edhe çështjet që janë të njohura për publikun, si “Reketi” dhe “27 prilli”, tha Ivana Trajçeva, prokurore.

Vitin e kaluar, Alsat raportoi për planin e Rashkovskit – që të ndërtojë vilë në lagjen Pobozhjë. Pronarët e truallit në të cilin është planifikuar të ndërtohet vilë prej 800 metrash katrorë janë dy fëmijët e tij të mitur. Për këtë Rashkovski pretendon se parcela është blerë me para që i ka pasur në kohën kur ishte profesor në Fakultetin Juridik.

“Së pari nuk ka haciendë – Vilë. – Sidoqoftë, por bëhet fjalë për pronë, në të cilën në të ardhmen, dashtë Zoti, do të ndërtohet diçka. Por, sigurisht që nuk do të jetë me fonde që janë marrë në mënyrë të paligjshme… Nuk ka ndryshim, përveç dhuratave për dy fëmijët e mi të mbledhura nga festat e ditëlindjeve, pagëzime, petulla etj. Provë tjetër për rritjen e pronës nuk ka”, deklaroi Dragi Rashkovski, i akuzua.

Rashkovski do të duhet të paraqitet sërish në Gjykatën Penale më 24 shkurt. Ai gjykohet për prokurimin e softuerit për matjen e shpejtësisë në rrugë, të cilin vetë e krijoi dhe e prokuroi për nevojat e Ministrisë së Brendshme, ndonëse policia nuk kishte nevojë. Po ashtu, sipas aktakuzës, Rashkovski ka punësuar në Qeveri edhe dy honorarë, të cilët nuk kanë punuar, por një pjesë të honorarit ia kanë paguar atij. Prokuroria ka vlerësuar se ai e ka dëmtuar buxhetin për rreth 300 mijë euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button