Rasmus Hojlund: Stili i ri i Ruben Amorimit më përgjigjet në tërësi
Rasmus Hojlund u shpreh i kënaqur për sistemin e ri taktik të Man. Junajted nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim dhe beson se ky stil i përshtatet shumë stilit të tij të lojës. Sulmuesi 21-vjeçar shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Junajtedit kundër Bodo/Glimt në Ligës Europa.
“Unë mendoj se sistemi i ri i përshtatet stilit tim të lojës,” tha Hojlund pas fitores së parë të skuadrës nën drejtimin e Amorimit.
“Gjërat zhvillohen ndryshe në këtë formacion. Personalisht, më duhet të fokusohem më shumë në atë që po ndodh para meje sesa pas meje. Kam luajtur një stil të ngjashëm te Atalanta. Edhe pse jo identik, sistemi ynë 3-4-3 është disi i ngjashëm,” vuri në dukje Hojlund.
Man. Junajted nënshkroi Hojlund nga Atalanta vitin e kaluar, ku ai shënoi dhjetë gola në sezonin e tij debutues. Në sezonin e ri, pasi Entoni Martial kaloi te AEK e Athinës, Hojlund mori fanellën me numrin “9”. Edhe pse humbi një pjesë të fillimit të sezonit për shkak të lëndimit, ai tashmë ka shënuar katër gola.
“Jam ende shumë i ri, por mund të marr përgjegjësinë. Prandaj mora numrin nëntë këtë vit – dua të bëj hapin tjetër”, ka thënë sulmuesi i “Djajve të Kuq”.