Rastet aktive me COVID-19 ulen nën 3 000 pacientë


Gjithsej 160 raste të të infektuarve me Kovid-19 nga 2.172 testime ishin regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Vdiqën tre pacientë: dy nga Shkupi (60 dhe 72 vjet) dhe një paciente nga Gostivari (53 vjet). Të gjithë në kushte spitalore. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.515, numri i të shëruarve është 9.030, i të vdekurve është 535, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.950. Pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive është nën 3.000.

Nga numri i tërësishëm i rasteve aktive, në Shkup ka 986, në Shtip 293, në Gostivar 264, në Kumanovë 243, në Strugë 169, në Tetovë 156, në Kërçovë 133, në Kavadare 106, në Dibër 65, në Sveti Nikollë 67. Në qytetet tjera ka nën 50 raste aktive.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 83 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 43, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe gjashtë fëmijë pozitivë me virus, dhe tre pacientë suspektivë.
Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë hospitalizuar 72 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë pesë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 26, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 106 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Më së shumti raste aktive në Shkup ka në komunat në Çair – 138, Aerodrom – 125, Butel – 66, Gazi Babë – 112, Qendër – 86, Karposh – 103, Saraj – 35, Kisella Vodë – 81, Gjorçe Petrov – 69, Studeniçan – 32, Shuto Orizarë – 67, Haraçinë – 18, Ilinden – 17, Petrovec – 5, Çuçer Sandevë – 9, Sopishtë – 12, Zelenikovë – 6, Të huaj– 3.

Instituti për Shëndet publik sot ka regjistruar ulje të numrit të rasteve aktive – 2950. Pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive është nën 3.000. Herën e fundit nën 3.000 raste aktive janë regjistruar më 23 qershor të këtij viti. Numri më i madh i personave të shëruar në krahasim me të infektuarit e rinj kontribuon për uljen e numrit të rasteve aktive në vazhdimësi në periudhën e fundit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë informon se me rritjen e kapaciteteve për diagnostikim dhe rritje të numrit të testimeve, me qasjen e testimit te gjerë, qëllimi është zbulimi i hershëm dhe ndjekja e sa më shumë rasteve, duke i përfshirë bartësit asimptomatikë të Kovid-19.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë se masat për mbrojtje nga Kovid-19 japin rezultate gjithkund ku respektohen.

Prej atje edhe një herë u bëjnë apel qytetarëve, pa përjashtim, të vazhdojnë t’u përmbahen tre rregullave – mbajtje të maskës, mbajtjes së distancës fizike dhe larje të shpeshtë të duarve.

Në ISHP Klinikën për Psikiatri janë realizuar rreth 4.000 biseda telefonike për mbështetje psikologjike të qytetarëve gjatë pandemisë me Kovid-19, duke filluar nga marsi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në linjën e parë telefonike për mbështetje psikologjike, e cila ishte hapur më 15 mars për të rriturit në vetizolim gjatë gjithë periudhës, duke i përfshirë edhe fundjavat dhe festat, e cila është e arritshme çdo ditë prej orës 8 deri në 20, ka pasur më shumë se 2.200 biseda.

LEXO EDHE:

Back to top button