Rasti Rashkovski, gjykimi vazhdon më 8 nëntor

Rasti Rashkovski, gjykimi vazhdon më 8 nëntor

Gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për furnizimin e paligjshëm të softuerit, vazhdon më 8 nëntor, pasi në seancën e sotme gjyqësore janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, mes tyre edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër teknik në vitin 2020, nuk ka qenë në dijeni për blerjen e softuerit për identifikim biometrik dhe sistemit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të lëvizjes së automjeteve, e as që ka qenë në dijeni se një gjë e tillë është diskutuar në Qeveri.

Procesi gjyqësor është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Ivana Trajçevska.

LEXO EDHE:

Back to top button