Ratklif futet zyrtarisht në garë për të blerë “Djajtë e Kuq”

Xhim Ratklif ka hyrë në garë për të blerë Mançester Junajtedin. Klubi i “Old Trafford”-it u nxor në shitje nga familja Glazers në maujin nëntor. Ndërkohë “The Times” raporton se Ratklif ka konfirmuar se dëshiron të marrë komandën e gjigantit anglez.

“Kemi hyrë zyrtarisht në proces,” ka thënë një zëdhënës i biznesmenit të mirënjohur.

Megjithatë, po dalin informacione se manjati anglez nuk do të jetë vetëm, pasi për klubin anglez janë të interesuar edhe biznesmenë nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Azia.

Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.

Familja Glejzers kërkon një shumë mbi pesë miliardë paund. Ratklif, një tifoz i përjetshëm i Junajtedit, kishte shfaqur interes për klubin që nga vera e kaluar. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button