Reagon Al Khelaifi në lidhje me shitjen e aksioneve të PSZH-së

Presidenti i Paris Sen Zhermenit, Naser Al-Khelaifi, i pyetur ndër të tjera për të ardhmen e klubit, i dha fund thashethemeve intensive të javëve të fundit që e donin të shiste klubin.

“Kjo është diçka që më bën të qesh. As nuk e di nëse duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, është si shaka. Ky është vetëm fillimi për ‘Katar Sports Investment’ (një grup që zotëron Parisin) dhe ekipin. Jemi një hap larg hyrjes në fazën e dytë, ku do të shohim rritje të pabesueshme. Ditët më të mira janë përpara nesh, për Parisin. Biznesmeni nga Katari filloi angazhimin e tij me klubin francez në qershor të vitit 2011, duke ndryshuar plotësisht statusin e Paris Sen Zhermenit, pas një decade,” tha mes tjerash Al Khelaifi.

LEXO EDHE:

Back to top button