Real Madridi me shumë mungesa ndaj Liverpullit

Real Madridi përballet me një numër mungesash të mëdha para ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit. Skuadra madrilene ka një epërsi prej 3-1 nga ndeshja e pare, ndërsa përgatitet për një udhëtim në “Anfield Road” në mesjavë. Liverpuli është në një pozitë relativisht të fortë për sa i përket dëmtimeve, pavarësisht se Virxhil van Dajk, Xho Gomez, Zhoel Matip dhe Xhordan Henderson janë ende jashtë fushës, dhe kjo mund t’u japë atyre një avantazh në ndeshjen e dytë.

 

 

Megjithëse fituan me rezultat 2-1 kundër Barcelonës në “El Clasico” gjatë fundjavës, kjo solli një kosto për Realin, pasi ata humbën Lucas Vaskezin, i cili lëndoi gjurin e këmbës së majtë. Ai bashkohet me Serhio Ramos dhe Dani Karvahall, si mungesa të caktuara për të mërkurën në mbrëmje, me Rafael Varane që gjithashtu pritet të humbasë këtë sfidë pasi po e vazhdon karantinën e tij për shkak se rezultoi pozitiv me “Covid-19”.

Për më tepër, gazeta spanjolle “AS” raporton se mesfushori Fede Valverde është në dyshimtë për ballafaqimin në “Anfield” pasi ka pësuar një dëmtim në këmbë në “El Clasico”.

“AS” gjithashtu spekulon që Toni Kroos, i dobishëm për fitoren e Realit në ndeshjen e parë mund të humbasë udhëtimin drejt Anglisë pasi ndjeu disa shqetësime para se të tërhiqej nga fusha në minutën e 72’ kundër Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button