Real Madridi sërish në telashe dhe me dy rekorde negative
Real Madridi ka ‘thyer’ dy rekorde negative pas humbjes nga Liverpulli. SKuadra nga Madridi pësoi një humbje 2-0 ndaj Liverpulli në “Anfield”, duke shënuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Los Blankos” gjithashtu vendosen dy rekorde të padëshiruara gjatë ndeshjes ndaj “The Reds”. Ata u bënë kampionët e parë në fuqi që humbën tre ndeshje të fazës së grupeve pasi ngritën trofeun e garës elitare të ekipeve evropiane.
Përveç kësaj, zotërimi i tyre i topit prej 37% ishte më i ulëti ndonjëherë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, “Mbretërit” janë në probleme serioze pas pesë xhiros, pasi gjenden në pozitën e 24-të, e që dërgon në play-off, duke u futur në tri ndeshjet e fundit me vetëm gjashtë pikë.