Reali dhe Barcelona, mbeten pa asnjë trofe?!

Atletik Bilbao që fitoi Superkupën e Spanjës ishte dëshmi se Real Madridi dhe Barcelona janë në rënie. Skuadra e Marselino Garcias me plotë meritë fitoi trofeun duke mposhtur dy gjigantët më të mëdhenj spanjoll brenda vetëm 72 orëve. Sipas një analize të bërë nga e përdithsmja “Marca”, ka rezultuar se dy klubet e mëdha spanjolle janë dukshëm në rënie. Barcelona vitin e kaluar nuk fitoi asnjë trofe dhe shumë yje refuzuan zbritjen e pagës, problem që ishte edhe te Real Madridi. Ndërsa, nëse flasim për këtë edicion, Atletiko Madrid është në kreun e La Liga-s, me katër pikë përpara, plus dy ndeshje më pak të zhvilluar. Shanset që ndoshta dy ekipet më të mira te të gjitha kohërave të mbesin pa trofe këtë edicion është e madhe ose se paku njëra ndër to të fitojë Kupën e Mbretit.

LEXO EDHE:

Back to top button