Reali dhe Barcelona në garë për firmën e sulmuesit argjentinas

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është lojtari që po shkëlqen në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke rikonfirmuar kualitetet që ka treguar te Benfika. Paraqitjet e lojtarit në Ligën e Kampionëve dhe në ligën portugeze kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave. Paraqitjet në Katar po rikonfirmojnë gjithçka.

Sipas ‘TyCSports’, Real Madridi dhe Barcelona janë tashmë në garë për lojtarin. Mesfushori pëlqehet nga dy gjigantët e La Liga, por çmimi do të jetë problematik, sidomos për Barcën. Benfika kërkon 80 deri në 85 milionë euro për të lëshuar kartonin e Enzo Fernandez.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave të mëdha do të arrijë t’i marrë Benficas kartonin e argjentinasit.

LEXO EDHE:

Back to top button