Reali e Valencia përballen në gjysmëfinalen e parë të Superkupës

Valencia udhëton në Arabinë Saudite për të luajtur kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës. Valencia e fitoi këtë garë për herë të fundit në vitin 1999, kur mposhti Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4-3.  Trajneri Xhenaro Gatuso pritet të përdor formacionin e tij më të fortë pas humbjes ndaj Kadizit në “Mestalja” të premten e kaluar.

André Almeida ka shumë të ngjarë të jetë në sulm përpara Ilaix Kouroumas, ndërsa Xhastin Klajvert ose mbrojtësi i krahut Toni Lato pritet të bashkohen me Edinson Kavanin dhe Samuel Lino në vijën e sulmuesve. Niko González mungon për shkak të një lëndimi.

Karlo Ançeloti nga ana tjetër pritet të bëjë disa ndryshime në skuadrën që humbi 2-1 kundër Viljarrealit në La Liga, gjatë fundjavës. Federiko Valverde me shumë gjasa do të zhvendoset në mesfushë për të zënë vendin e të dëmtuarit Aurelien Tçouameni, duke i dhënë mundësi Rodrigos të luajë në krahun e djathtë. Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 20:00.

Real Madrid: Kurtua, Vaskez, Rudiger, Militao, Mendi, Kros, Valverde, Modriç, Rodrigo, Vinisius, Benzema.

Valencia: Mamardashvili, Tieri, Diakabi, Komert, Gaja, Guillamon, Junus, Almeida, Klajvert, Lino, Kavani.

LEXO EDHE:

Back to top button