Reali konfirmon: Toni Kroos sërisht në vetizolim

Skuadra e Real Madridit ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos është në izolim pasi ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.

“Real Madrid raporton se lojtari ynë Toni Kroos është në izolim, pasi ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për “COVID-19”, megjithëse të gjitha testet që janë kryer në lojtar kanë qenë negative”, shkruhet mes tjerash.

Akoma nuk dihet nëse Kroos do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Atletik Bilbaos, më 16 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button