Real Madridi gati që të shes yllin brazilian

Real Madridi në verë mund të largojë një ndër talentët më të mirë në skuadër. Bëhet fjalë për yllin brazilian, Vinisius Zhunior që në kohën e fundit nuk është në formën e duhur.  Vinicius është duke qëndruar në stol, pasi treshja startuese që preferon Zidan është Hazard, Benzema dhe Asensio.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali është i gatshëm ta shesë Viniciusin nëse oferta e duhur bëhet gjatë verës. PSZH-ja që disa vite është e interesuar për lojtarin dhe ndoshta do provojë ta transferojë në “Parkun e Princave”. Sipas “AS”, Reali nuk do pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button