Reali me 3 mungesa ndaj Interit

Skuadra e Real Madridit ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. “Los Blancos” do jenë me tri mungesa të mëdha në këtë super derbi në kuadër të Ligës së Kampionëve. Qendërmbrojtësit Serhio Ramos dhe Eder Militao së bashku me sulmuesin Karim Benzema do mungojnë. Mirëpo, në listë është rikthyer Kasemiro që më herët nuk arriti të zhvillonte asnjë lojë sepse ishte i prekur nga “COVID-19”.

 Lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.

Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo, Duro.

LEXO EDHE:

Back to top button