Reali me dy mungesa përball Atletik Bilbaos

Real Madridi do të jetë pa lojtarët Dani Karvahall dhe Luka Joviç në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletic Bilbao. “Los Blancos’ udhëtuan direkt në Malaga, sepse nuk ia dolën të rikthehen në Madrid, shkaku i motit të keq pas barazimit me Osasunan në Pamplona.

Dy lojtarët munguan në ndeshjen e fundit me Karvahall që ishte i pezulluar për një ndeshje dhe Joviç që është duke pasur probleme muskulore.

Sipas të përditshmes “Marca”, spanjolli ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe së bashku me sulmuesin serb do humbasin ndeshjen e radhës. Përballja zhvillohet me 14 janar dhe fituesi do kualifikohet në finale, ku do takohet me fituesin e takimit Barcelona – Real Sosiedad.

LEXO EDHE:

Back to top button