Reali me një këmbë në çerekfinale, Liverpulli kërkon mrekullinë

Real Madridi që pas fitores në “Anfield”, ka arritur të marrë 1 fitore, dy barazime dhe 1 humbje, në La Liga dhe në Kupën e Mbretit. Spanjollët kanë luhatje këtë sezon, por në Ligën e Kampionëve gjithmonë kanë treguar se janë pronarët e këtij kompeticioni dhe se gjithmonë duhen pasur frikë edhe kur nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Trofeu i Ligës së Kampionëve i ndryshon totalisht psikologjinë dhe moralin këtij ekipi. Benzema, sulmuesi i tyre kryesor këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, të paktën pas pushimit nga Kupa e Botës në Katar. Por, nuk është vënë re shumë mungesa e tij, pasi braziliani Vinicius Jr ka qenë në një formë të jashtëzakonshme, duke qenë protagonist pothuajse në çdo sfidë.

Liverpulli nga ana tjetër, është pothuajse si gjendja e Realit, por ndoshta edhe pak më keq. Fitorja e jashtëzakonshme në shtëpi në përballje ndaj Man. Junajtedit, ku “Të kuqtë” fituan me rezultatin monstruoz 7-0, bëri që të gjithë të mendojnë se Liverpulli u rikthye, por jo. Menjëherë pas asaj fitoreje të thellë ndaj “Djajve të kuq”, ata pësuan një humbje befasuese jashtë ndaj Bournemautin me rezultatin 1-0. Ndoshta, mungesat e shumta që kanë pasur këtë sezon kanë ndikuar shumë në rezultatet pozitive të Liverpulit. Edhe sot në mbrëmje, Klop do të ketë disa mungesa me peshë si Bajçetiç, Diaz, Henderson, Ramsej dhe Tiago Alkantara, vazhdojnë të mbeten jashtë.

“Los Blancos” janë të vetmit nga ekipet spanjolle që vazhdon rrugëtimin në Champions, pasi deri më tani të kualifikuar për në çerekfinale janë: Çellsi, Man. Siti, Milani, Interi, Benfika dhe Bajern Munihu. Sot priten dy çerekfinalistët e fundit, me Real Madrid-Liverpull dhe Napoli-Frankfurt për të luajtur ndeshjen e tyre të fundit për këtë fazë.

LEXO EDHE:

Back to top button