Reali siguron përforcimin e parë për merkaton e verës

“Galaktikët” kanë arritur marrëveshje për të transferuar si agjent të lirë yllin e Bayern Munichut, David Alaba që luan në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë. Top klubet evropiane si Liverpuli, Man.Junajted, Man. Siti dhe PSZH ishin në garë për austriakun, por Reali ishte skuadra më e shpejtë në garë. Pos kësaj, Alaba gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në fanellën e “Los Blancos”, andaj negociatat mes dy palëve u arritën shumë shpejtë. Alaba ka arritur marrëveshje katërvjeçare me pagë prej 11 milionë euro dhe sipas Marca edhe ka kryer testet mjekësore për klubin e ri.

LEXO EDHE:

Back to top button