Reali sjell vendimin final rreth fatit të Asensios

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, skuadra e Real Madridit vendosi të mos i ofrojë një marrëveshje të re mesfushorit ofenziv, Marko Asensios. Tani Asensio duhet të vendosë nëse ai tani duhet të insistojë të largohet nga klubi apo të mbyll kontratën deri në fund.

Kontrata e mesfushorit 26-vjeçar me Madridin skadon në fund të qershorit 2023. Kujtojmë se Asensio është pjesë e Real Madridit që nga viti 2015 dhe gjatë kësaj kohe, ai zhvilloi 235 ndeshje, në të cilat shënoi 49 gola dhe prodhoi 24 asiste, në të gjitha garat.

Sipas portalit “Transfermarkt”, vlera e lojtarit është 40 milionë euro. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button