Refuzon klubin e Seria A, për të qëndruar në La Liga

Futbollisti brazilian, Antoni ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luaj te Betisi. 25-vjeçari i cili gjatë muajit janar u huazua te skuadra spanjolli, duket se u ringjall duke pasur paraqitje fantastike, duke shënuar 9 gola dhe bëri pesë asiste.
Antoni së fundi ka pasur një ofertë nga skuadra italiane, Komo, por raportohet se e ka refuzuar atë. Braziliani dëshiron të qëndroj te Betisi dhe sipas raportimeve ka pranuar edhe ulje të pagës për 30%. Mbetet të shihet nëse Betis do të arrij një marrëveshje përfundimtare me Manchester United, për transferimin e AntonIt.