Regjim i posaçëm i komunikacionit për festën Uji i Bekuar në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit për festën Uji i Bekuar në Shkup

Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot, me rastin e festës Uji i Bekuar, do të vendosë një regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën nga ora 08:00 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare krishtere Uji i Bekuar, në Qendër të Shkupit për trafik do të mbyllet rruga “Filip Vtori Makedonski” nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri te kryqëzimi me rrugën “11 Tetori” në të dyja drejtimet.

Në komunën Gjorçe Petrov nga ora 08:00 për trafik do të mbyllen rrugët nga kisha “Shën Petar dhe Pavle”, bulevardi “Partizanski Odredi”, deri te rruga “Gjorçe Petrov”, si dhe rruga “Gjorçe Petrov” deri në rr. “Vasil Çakalarov”. Gjithashtu, për trafik do të mbyllen edhe rrugët nga Kisha “Shën Pantelejmon”, rr. “Kozle”, dhe një pjesë e rr, “Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore e lumit Vardar.

Në komunën e Aerodromit, nga ora 10:00 për trafik do të mbyllet rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button