Regjistrohen 97 raste të reja me Covid-19 në vend

Regjistrohen 97 raste të reja me Covid-19 në vend

Në 24 orët e kaluara janë bërë 824 analiza dhe janë regjistruar 97 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (97), janë regjistruar 29 riinfeksione.

Janë regjistruar 61 persona të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për vdekje.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi Termin im, janë regjistruar 4 persona të vdekur nga Shkupi, Ohri, Struga dhe Gjevgjelia.

Dy persona vdiqën në spital dhe dy në shtëpi.

Të vdekurit janë regjistruar në periudhën nga 16.08.2022 deri më 09.09.2022

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,160,942 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 341.986, numri i të shëruarve është 331.740, numri i të vdekurve është 9.520, ndërsa numri i rasteve aktive është 726.

LEXO EDHE:

Back to top button