Regjistrohet rasti i parë me koronavirus në Ishujt Marshall

Ishujt Marshall, një nga vendet e pakta në planet pa raste me koronavirus, është prekur nga Covid-19. Në këtë ishull të largët u regjistruan të martën dy rastet e para.

Qeveria e ishullit në Paqësor tha se dy punonjës të një baze amerikane kanë dalë pozitivë në testim pasi erdhën nga Hauai ditën e martë. Çifti udhëtoi me një avion ushtarak dhe është izoluar nga komuniteti.

Ishujt Marshall mbyllën kufirin në muajin mars për të mbajtur larg koronavirusin, ashtu siç bënë shumica e ishujve të Paqësorit, nga frika se sistemet e tyre shëndetësore nuk do të ishin në gjendje të përballonin një shpërthim të Covid-19.

Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu ende nuk kanë raportuar për raste me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button