Rekord, Dashmir Elezi si ylli i Dortmundit

Dortmundi në fitoren e djeshme ndaj Herta Berlinit me rezultatin 2-5 aktivizoi sulmuesin Jousoufa Moukoko në moshën 16-vjeçare dhe 1 ditë që është një rekord i ri.

Ndërkohë të dielën Shkëndija e Tetovës aktivizoi kundër Shkupit adoleshentin Dashamir Elezi, i cili është 16 vjeç dhe 1 ditë, ashtu si Moukoko i Dortmundit. Mirëpo Elezi ka gjetur golin e tij në debutim kundër Shkupit. Ai u aktivizua nga minuta e parë me rregullin e Federatës Maqedonase të Futbollit se një lojtar nën 21 vjeç duhet të luajë minimalisht 45 minuta nga fillimi i lojës.

Elezi e çoi Shkëndijën në avantazhin e një goli në pjesën e parë, por Shkupi barazoi në pjesën e dytë për 1-1. Goli i miqve u shënua nga Ademi për 1-1.

LEXO EDHE:

Back to top button