Rekord në Premierligë, 9 lider të ndryshëm

Man. Siti hyri në historinë e Premierligës pasi kaluan në kreun e tabelës për herë të parë këtë edicion. Skuadra e Pep Guardiolas shënoi pesë gola kundër Uest Bromuiç Albion, duke u bërë skuadra e nëntë për këtë sezon që merr kreun, gjë që s’ishte arritur që nga viti 1986-87.

 

Vetëm Siti ka mbledhur më shumë pikë (18 krahasim me 16) dhe ka pësuar më pak gola (një në krahasim me dy) se Arsenali që nga krishtlindjet dhe “Topçinjtë” gjithashtu fituan me rezultat 1 – 3. Në këtë edicion në Premierligë ka pasur plotë nëntë lider të ndryshëm dhe mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë ndryshim deri në fund të sezonit. Aktualisht Man. Siti kryeson me 41 pikë, ndjekur nga Junajtedi me 40 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button