Rekorde të reja për Levandovskin dhe Musiala-n

Bajern Munihu tregoi edhe njëherë forcën e kampionit të Evropës, pasi që për 45 minuta krijoi 3 gola epërsi në terrennin e Lacios. Në golat e Bjernit u regjistruan edhe disa rekorde të reja. Robert Levandosvki hapi rezultatin pas gabimit të mbrojtjes së skuadrës vendase.

- Advertisment -

 

 

Me këtë gol, Levandovski tejkaloi golashënuesin e Real Madridit, në listën e golashënuesve të Ligës së Kampionëve, Raul Gonzales. Sulmuesi polak regjistroi golin e 34 në këtë sezon dhe të 72-in në Ligën e Kampionëve, me çka tejkaloi spanjollin Raul, që numëron 71 gol.

Ndërkohë golin e dytë e shënoi Xhamal Musialla, që vendosi një rekord të ri te skuadra gjermane. Musiala u bë golashënuesi më i ri në Ligën e Kampionëve për skuadrën bavareze. Musiala shënoi gol me 17 vjetë dhe 362 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button