Remzi nuk harron shënimin e golave, debutim i sukseshëm te Nica

Aron Remzi shënoi një gol mahnitës në debutimin e tij te skuadra e Nicës, vetëm një minutë pasi u inkuadrua nga pankina. Goditja magjike e uellsianit vjen vetëm disa javë pasi ai siguroi transferimin e lirë në Francë dhe ai i siguroi klubit një barazim kundër Tulluzit.

Ndeshja hapëse e fundjavës në Ligue 1 përfundoi në barazim 1-1, me Remzin që shënoi golin e dytë të ndeshjes, pas atij të Tijs Dallinga.

Në minutën e 78-të, Remzi u fut me brenda teksa pranoi një asistim nga Billal Brahimi, duke lëshuar një goditje të fuqishme. Ai u bashkua në fillim të kësaj jave në një marrëveshje trevjeçare me skuadrën franceze, pas shkëputjes së kontratës me Juventusin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button