Renova, zyrtarizon përforcimin nga Sllovenia

Skuadra e Renovës, pasi që ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me 5 futbollist, sot zyrtarizoi mesfushorin 23 vjeçar, Mario Gajiq, që vjen nga skuadra e Triglavit në Slloveni. Ndërkohë te Renova rikthehet edhe portieri Vullnet Islami, i cili kaloi kohën e huazimit te Drita e Bogovinës.

Ditë më parë skuadra nga Xhepçishti mbylli bashkëpunimin me Valon Nezirin, Artan Veliun, Armend Aliun, Altin Sefo dhe Sulejman Kulibalin. Të gjithë janë futbollist të lirë dhe mund të kërkojnë klube të reja.

Skuadra nga Xhepçishti, deri më 22 janar do të stërvitet në Tetovë, para se të kalojë në Ohër, ku deri më 3 shkurt, do të zhvillojë disa ndeshje miqësore.

LEXO EDHE:

Back to top button