Republika Çeke mund t’i jap aeroplanë luftarakë Ukrainës

Republika Çeke mund t’i jap aeroplanë luftarakë Ukrainës

Republika Çeke mund t’ia dhuroj disa nga aeroplanët luftarakë L-159 Ukrainës për të mbështetur kundërsulmimin e planifikuar, ka thënë presidenti i vendit.

Praga ka qenë ndër aleatët më të vendosur të Kievit, duke ofruar një sërë pajisjesh nga municionet deri te tanket me vlerë miliarda dollarë, raporton skynews.

L-159 është një aeroplan i lehtë luftarak i prodhimit çek, i projektuar për mbështetjen ajrore të forcave tokësore, zbulimin dhe pjesërisht edhe për misionet luftarake ajrore.

“Ia vlen të merret në konsideratë nëse ne mund t’i sigurojmë Ukrainës aeroplanin tonë L-159”, tha Petr Pavel.

“Si aeroplanë mbështetës të drejtpërdrejtë luftarakë, (aeroplanët) mund të ndihmojnë gjithashtu Ukrainën në mënyrë të konsiderueshme në kundërofensivë”, shtoi ai. Çdo vendim për dërgesat ushtarake i takon qeverisë çeke.

Ukraina, e cila është duke pritur përmirësimin e motit përpara se të nis kundërsulmin e premtuar prej kohësh, po i lutet aleatëve ta furnizojnë me aeroplanë luftarakë modern.

Ndryshe, Sllovakia dhe Polonia i dhanë Ukrainës aeroplanë luftarakë MIG-29 të epokës sovjetike.

LEXO EDHE:

Back to top button