Rikthehet Xhazi, fitojnë skuadrat nga Los Anxhelosi

Një ditë pas humbjes ndaj Uashington Vizards, skuadra e Juta Xhazit, është rikthyer te fitorja, pasi këtë herë ka mposhtur me shifrat 106-96 Oklahoma Sitin. Vijon të bëjë mirë edhe Los Anxhelos Klipers, që triumfoi me shifrat 115-126, në transfertën ndaj Indiana Pejsers, duke regjistruar fitoren e 6 radhazi këtë sezon.  Poll Xhorxh ishte më i miri i ndeshjes me 36 pikë të shënuara, 7 asiste dhe 8 rikuperime, ndërsa për vendasit e Indianës spikatën Brogdon dhe Levlet.

 

 

Ndonëse pa yjet LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis, të cilët vijojnë të jenë të dëmtuar, Los Anxhelos Lejkers ia ka dalë të marrë një tjetër sukses, këtë herë në transfertën ndaj Sharlot Hornetts me shifrat 93-101. Fitore pa shumë mundim për Feniks Sans, që ia doli të triumfojë me shifrat 106-86 në sfidën përballë Majami Hit.

Në sfidat e tjera, Bostoni ia doli të fitojë me rezultatin e ngushtë 115-116 në transfertën ndaj Portlandit, ndërsa Atlanta triumfoi me shifrat 103-108 në transfertën ndaj kanadezëve të Torontos.

LEXO EDHE:

Back to top button