Rita Ora mahnit me paraqitjen atraktive në bikini gjatë turneut në Amerikën e Veriut!

Rita Ora mahnit me paraqitjen atraktive në bikini gjatë turneut në Amerikën e Veriut!

Këngëtarja shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të ri në InstaStory, ku shfaqet me një paraqitje tejet sensuale.

Në foton e publikuar, Rita shfaqet me bikini të zeza, duke theksuar linjat e saj të tonifikuara dhe trupin në formë perfekte – dëshmi e stilit të saj të guximshëm dhe përkushtimit të palëkundur ndaj palestrës.

Pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe udhëtimeve të shpeshta, artistja 33-vjeçare arrin të ruajë një formë fizike për t’u admiruar, falë disiplinës dhe një jetese aktive.

Aktualisht, interpretuesja e hitit “Hot Right Now” është në një turne muzikor në Amerikën e Veriut, ku po performon si mysafire speciale në koncertet e Kylie Minogue, në kuadër të turneut “Tension”.

Postimi i saj është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për vetëbesimin dhe elegancën e saj – duke treguar edhe një herë se Rita Ora di si të rrëmbejë vëmendjen, si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

LEXO EDHE:

Back to top button