Roberto: Nuk dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund

Skuadra e Barcelonës nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 me Cadizin në xhiron e gjashtë të La Ligas. Pas ndeshjes, Serhi Roberto është shprehur optimist se ‘Blaugranët’ mund të fitojnë La Ligan përkundër startit shumë të dobët.

“Ne jemi Barça, kemi ekip të mirë dhe qëllimi është të luftojmë për ligën. Nuk mendoj se skuadrat e tjera janë më të mira se ne. Ne duhet të jemi të bashkuar. Jam i kënaqur me paraqitjen time. Unë jap 100% në çdo stërvitje dhe çdo lojë. Kohë më të mira do të vijnë me siguri. Ne jemi në një seri rezultatesh të këqija dhe duhet të fillojmë të fitojmë, sepse Real Madridi na udhëheq me 7 pikë ndaj ndeshje”, përfundoi Serhi Roberto.

Barcelona momentalisht ndodhet në pozitën e shtatë, me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

LEXO EDHE:

Back to top button