Roboti që i kryen të gjitha punët

Një robot i ri, i quajtur Beomni 1.0, do të prezantohet këto ditë në Panairin e Pajisjeve Elektronike në Las Vegas. Roboti modern, mund të kryejë shumë detyra, si të hapë shishet, t’i hedhë kripë ushqimit dhe madje të bëjë edhe injeksione me gjilpërë, si të ishte një infermier i vërtetë. Ai është gjithashtu në gjendje që të mbajë pesha deri në 30 kilogramë. Edhe pse versioni fillestar është i kontrolluar nga njerëzit nga distanca, truri artificial i robotit është programuar që të mësojë të kryejë në mënyrë të pavarur këto detyra. Beomni është testuar me sukses në një shtëpi për të moshuarit në Kolorado, SHBA, kur për tri ditë u mati temperaturën, u kontrolloi grykët dhe madje edhe kërceu me disa nga pacientët për t’i lumturuar. Roboti pritet të dalë në treg brenda 2-3 vitesh. Momentalisht çmimi i tij është 130 mijë euro, por parashikohet të zbresë deri në 66 mijë euro kur të shitet masivisht./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button