Rodrigez bashkohet me Marselon te Olimpiakosi

Xhejms Rodrigez do të jetë një lojtar i ri i Olmpiakosit të Athinës. Skuadra greke do të marrë shërbimet e mesfushorit 31-vjeçar kolumbian, pas periudhës së tij me Katarin Al-Rayan SC.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kolumbiani do të zbarkojë në Athinë për të mbyllur marrëveshjen.

Me dëshirën për t’u kthyer në Europë, Xhejms do të ribashkohet me ish-shokun e tij te Real Madridi, brazilianin Marselo, në mënyrë që Olmpiakosi të rifitojë emrin e tij në garat evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button