Rodrigo: Do të jetë një sfidë e vështirë me Man. Sitin

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrigo, foli për mediat zyrtare të klubit pas suksesit në shtëpi kundër Atletik Bilbao-s, ku vetë shënoi dy golat e ndeshjes.

“Ishte një ditë vërtet e veçantë. Shënimi i golave me këtë fanellë është gjithmonë i rëndësishëm për mua, përbën gëzim si herën e parë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për lojën. Shpresoj të shënoj më shumë gola si sot. Janë tri pikë shumë të çmuara, fitorja është gjithmonë e rëndësishme.

Tani që jemi në fund të sezonit dhe kampionatit, gjithmonë duhet të shtojmë diçka për t’iu afruar gjithnjë e më shumë titullit.

 

Rikthimi i Militaos?

Jam më shumë i lumtur për rikthimin e tij sesa me golat e mi. Ishte një ditë e veçantë për Militão.

Ndeshja kundër Manchester City?

Do të jetë e vështirë, si gjithmonë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

LEXO EDHE:

Back to top button