Roj Kin, i sigurt se Lionel Mesi do të merr “Topin e Artë”?!

Legjenda e Man. Junajtedit, Roj Kin, ka folur me elozhe për futbollistin argjentinas, Lionel Mesi. Sipas tij, lojtari, deri më tani, është futbollisti më i mirë i këtij Kampionati Botëror dhe, nëse luan në finalen e Kupës së Botës, do ta marrë sërish “Topin e Artë”.

Sipas Kin-it, nuk ka rëndësi se kush shënon gola më së shumti në këtë turne, pasi kjo nuk do ta cenojë aspak “Topin e Artë” të La Pulgas, në rast se ky i fundit e arrin finalen.

“Nuk ka rëndësi se kush e fiton ‘Këpucën e Artë’. Nëse Lionel Mesi luan në finale, jam i sigurt se do ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai është lojtari më i mirë i këtij Botërori”, përfundoi Kin.

Ish-bashkëlojtari i tij, Kristiano Ronaldo, nuk është duke performuar në nivelet më të larta, të paktën deri më tani, dhe për rrjedhojë ka dalë nga vlerësimit të Kinit.

LEXO EDHE:

Back to top button